“Berisha nuk është tip që këshillohet”, Ermal Hasimja: Prania e LaCivitas nuk është mesazh i administratës së SHBA!

spot_img

Pedagogu Ermal Hasimja ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Log të Endri Xhafos në News 24.

Hasimja komentoi çeljen e fushatës së PD-së ditën e sotme në Tiranë. Duke folur për këshilltarin e Trump krah Berishës, La Civitas, Hasimja, që ka qenë dhe këshilltar i Berishës në 2005, nuk mendon se kjo është një mesazh i administratës Trump.

Sakaq, Hasimja tregoi dhe historinë e kompanisë amerikane që ndihmoi fushatën e PD-së në zgjedhjet e 2005-së ku demokratët dolën fitues.

Hasimja: Berisha nuk është tip që këshillohet. Mbledh informacione. E ka të vështirë të këshillohet. Përfshi dhe rastin e amerikanëve. Kam dyshimet për statusin këshillues të La Civitas. Di përvojën e 2005-ës. Praktikisht erdhi në Shqipëri grupi i amerikanëve. Këtu Trump, vendos ai në çështje të rëndësishme. Në raport me Shqipërinë, një vend i vogël.

Në 2005 kompania që erdhi i këshilloi Berishës të bënte fushatë pozitive të hiqte dorë nga sulmoi. Pati një moment ku u realizua. Pastaj iu kthye. Fushata ngordhi dhe amerikanët u tërhoqën. U kthyen sërish në ditët e fundit të fushatës. Kjo ndodhi prej situatës atëherë. Ngeci fushata.

Duhet parë sa është në gjendje Berisha të pranojë këshilla nga një amerikan. Nëse ka funksionuar ai ligjërim në Amerikë do funksionojë dhe në Shqipëri. Edhe në 2005 Berisha e marketoi kompaninë amerikane. Jo vetëm si strategjist, por si mbështetje amerikane për Berishën. Në një moment mendoi se do ti bënte gjërat vetë. I dha një rol qendror Lulzim Bashës, dhe fushata ngeci. Konsulent politikë u marketuan si një mesazh i administratës amerikane.

Latest articles

Related articles