Xhevdet Amuli, një garanci për demokratët shkodranë! Një zë i fortë për qytetarët

spot_img

Biznesmeni i njohur Xhevdet Amuli , për të gjithë Xhoda, është një demokrat 24 karatësh në Shkodër që kandidon me Koalicionin Euroatlantik. Amuli është një emër mjaft i njohur në Shkodër. Ai është ndër mbështetësit historikë të PD-së, ka qenë pjesë e strukturave për një kohë të gjatë por edhe i zgjedhur në nivelin e pushtetit lokal.

Amuli vjen nga rradhët e familjeve të ish-të persekutuarëve politike.

Në Shkodër Amuli njihet edhe si dashamirës i sportit, më konkretisht mbështetës i futbollit. Ai ka qenë zëvendëspresident i Vllaznisë por edhe donator për shumë vite.

Në një postim në rrjetet sociale, Amuli ndau historinë e tij, duke theksuar rrugëtimin nga sporti, biznesi dhe angazhimi i tij afatgjatë në Partinë Demokratike. Ai kujtoi përfshirjen në lëvizjet demokratike që nga vitet ’90 dhe përpjekjet për bashkimin e demokratëve në Shkodër.

“Jam përpara jush me nderin e madh për të përfaqësuar Koalicionin Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit. Kjo është pika kulminante e angazhimit tim politik, ku kërkoj mbështetjen tuaj si njëri prej jush, si një demokrat që për vite me radhë ka qëndruar besnik ndaj vlerave të lirisë, drejtësisë dhe demokracisë,”
 – shprehet Amuli.

Ai theksoi se përvoja e tij në biznes dhe sport e ka mësuar rëndësinë e punës, përkushtimit dhe vendimmarrjes së ndershme, vlera të cilat dëshiron t’i çojë në Parlament për të sjellë ndryshimin e vërtetë për Shkodrën dhe Shqipërinë.

“Për 34 vite, politika e vjetër ka mbajtur peng vendin tonë. Koha për ndryshim ka ardhur dhe në 11 maj qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin një politikë ndryshe, një politikë me fytyrë njerëzore, të hapur dhe të ndershme,” – shtoi ai.

Xhevdet Amuli ka bërë thirrje për mbështetje të gjerë nga qytetarët e Shkodrës, duke garantuar se do të jetë një përfaqësues i denjë për ta dhe një zë i fortë për zhvillimin e qarkut.

Latest articles

Related articles