Rreziku nga ushqimet, Mikrobiologu: Kujdes me fastfudet dhe konsumin e mishit

spot_img

Salmonela, një nga bakteret e kudondodhura, është lehtësisht i transmetueshëm tek njerëzit për shkak se jo gjithmonë arrihet temperaturat e ngordhjes së tij, ajo 70 gradë.

Sipas mikrobiologut klinik Andi Koraqi, përpunimi i mishit duhet të jetë i thellë dhe jo në sipërfaqe.

“70-gradëshi duhet të jetë në brendësi të mishit,” thekson z. Koraqi.

Më të rrezikuar nga ky produkt janë fastfudet, të cilat nuk e arrijnë siç duhet këtë proces përpunimi dhe mund të rrezikojnë deri epidemi.

“Ato mbulohen me vezë, miell… kështu që temperatura që arrin në brendësi të mishit është shumë e vogël. Rreziku nga ushqimet në fastfude është popullsia e madhe që i konsumon ato. Shumë kollaj mund të shkaktohet një epidemi salmoneloze,” tregon mikrobiologu klinik.

Ai thekson se rreziku vjen edhe nga konsumi i mishit të gjedhëve dhe shpendëve, pasi ato rriten me antibiotikë, që nuk zhduken edhe nëse gatuhen.

“Antibiotikët, duke qenë kimikate, nuk është se eliminohen me nxehtësinë apo diçka tjetër. Ato janë gjithmonë të pranishme te individi që i ka konsumuar. Individi që sëmuret nga këto shtame multirezistente mund të shkojë në fatalitet,” thotë ai.

Prof. Koraqi është skeptik për sigurinë ushqimore në tërësi dhe thotë se institucionet kontrolluese duhet parandalojnë daljen e këtyre produkteve në treg.

Latest articles

Related articles