Legalizim pronash për të siguruar vota! SPAK çon për gjykim tre zyrtarë (EMRAT)

spot_img
Advertisements

Korrupsioni zgjedhor, SPAK dërgon për gjykim tre zyrtarë.

Bëhet fjalë për shtetasit Dritan Stoka, Agim Osma, Alqi Hajdini dhe Ylli Baruti, të cilët akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, në bashkëpunim me njëri tjetrin, të arrestuarit Dritan Stoka, Agim Osma, Alqi Hajdini dhe Ylli Baruti, kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje për disa shtetas, sipas përgjimeve të bisedave telefonike.

Dritan Stoka, zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së dhe Agim Osma, kryeplak i Lagjes së Re, Sauk, dyshohet se kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të vitit 2019, duke kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të personave që do të merrnin pjesë në zgjedhje, duke i detyruar për të votuar ose përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve, si për qëndrim në punë ose dhe nxjerrjen e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut

spot_img

Latest articles

Related articles