Kandidatja e Tiranës Taulanda Jupi nis podkastin “n’Çast me Taulandën” – një hap i ri drejt komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët

spot_img

Mbrëmjen e djeshme, në orën 20:00, kandidatja për deputete në qarkun e Tiranës nga Koalicioni Euroatlantik, Prof. Asoc. Taulanda Jupi, nisi transmetimin e podkastit të saj të ri me titull “n’Çast me Taulandën”.

Episodi i parë solli një bisedë me znj. Marinela Ziu, eksperte e njohur e anti-korrupsionit dhe kandidate e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Korçës. Të dy kandidatet diskutuan mbi sfidat madhore me të cilat përballet Shqipëria përpara zgjedhjeve të 11 majit, si dhe mundësinë historike që qytetarët kanë për të sjellë ndryshimin dhe për t’i dhënë fund njëherë e mirë tranzicionit politik.

Me një kohëzgjatje prej 25 minutash, biseda reflektoi angazhimin e Taulanda Jupit për të krijuar hapësira të reja dialogu jashtë formateve tradicionale mediatike.

Podkasti “n’Çast me Taulandën” do të transmetohet dy herë në javë, çdo të martë dhe të shtunë, në orën 20:00, në faqen zyrtare të kandidates në Facebook dhe YouTube.

“n’Çast me Taulandën” shënon një mënyrë moderne, të aksesueshme dhe të drejtpërdrejtë të komunikimit me qytetarët, duke tejkaluar pengesat që përballin kandidatët e partive të reja në mediat konvencionale.

Latest articles

Related articles