Arsenali fitom 3-0 ndaj Realit të Madridit duke tronditur spanjollët në përballjen e parë në çerekfinale.
Declan Rice me siguri do ta mbajë mend gjatë këtë ndeshje, ku ka shënuar dy gola magjikë ndaj miqve.
Rezultati i supersfidës në “Emirates” u zhllokua në minutën e 57-të, mesfushori anglez, Declan Rice, shënoi një supergol nga goditja e dënimit në minutën, ekzekutim perfekt i tij.
Në minutën e 69-të do të përsëritej sërish skena. Declan Rice do të ekzekutonte një tjetër goditje dënimi perfekte dhe topi përfundon për herë të dytë në rrjetën e Courtois.
Ndërkohë Inter ja doli mbanë të marrë një rezultat 2-1me Bayern Mynih. Golat për Inter u shënuan nga Martinez (38′) dhe Frattesi (88′), kurse Tomas Muller (85′) shënoi për bavarezët.