Ditë e re, premtim i vjetër dhe e njëjta retorikë. Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy më sy” nga Facebook u ka folur qytetarëve për integrimin e BE-së. Rama nuk e vendos në diskutim fitoren në 11 Maj, por kërkon shumicë absolute.
“Pse në BE nuk shkohet ndryshe, përveçse duket votuar për mua dhe PS? Sepse, futja në BE është një proces që sot është shumë konkret dhe për herë të parë që kur dolëm nga komunizmi, ka përputhje të dëshirës sonë për t’u futur në BE dhe dëshirës së tyre për të na marrë në BE.
Sot jemi në një moment kur dera është hapur për ne dhe për Malin e Zi. Do të thotë që kemi në tryezë një kalendar pune, ka një afat, fundin e 2027 për të përmbyllur negociatat. Negociatat janë bisedime për të gjitha aspektet e organizimit shtetëror, nga të gjithë sektorët.
Bëhet fjalë për çerek milion faqe, ka filluar puna prej vitesh, por ka shumë akoma. BE nuk bën as lojëra, as komente në Facebook, nuk merr pjesë në votime në Shqipëri, ka mekanizëm për të monitoruar ecurinë e punëve”, tha Rama.