Qëlloi me armë ndaj vëllait, policia në kërkim të tij

spot_img

Mbrëmjen e sotme dy vëllezër janë konfliktuar dhe kanë përdorur edhe armë. Ngjarja ka ndodhur në Fier-Seman njësia administrative Gradishtë, bashkia Divjakë.

Në fillim janë konfliktuar me grushta dhe më pas njëri nga ata Zarif Konja ka qëlluar me armë ndaj vëllait Shpëtim. Më pas Zarifi është larguar në drejtim të paditur.

Policia në vendngjarje ka sekuestruar armën e gjahut tip karabinë dhe katër gëzhoja. Shkak është bërë një mjet i parkuar në anë të rrugës dhe tenda e një lavazhoje.

Policia po merr në pyetje Shpëtimin dhe disa persona të tjerë që kanë parë ngjarjen si dhe vëllezërit që mund të kenë dijeni.

Latest articles

Related articles