Marrëveshja e financimit të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë është firmosur ditën e sotme në Tiranë mes qeverisë dhe Bashkimit Evropian. BE do të financojë ndërtimin e kësaj hekurudhe, që është pjesë e korridorit të tetë. Shefja për politike të jashtme në BE-së, Kaja Kallas u shpreh se objektivi i qeverisë, kartë e Edi Ramës këtë fushatë që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së në 2030-ën është realist, por me një kusht.
“2030-ta a është objektiv realist? Po, është nëse të gjithë do të ndërmarrim hapat e duhura gjatë rrugës, Shqipëria me reformat e miratuara dhe ato që duhet të vihen në zbatim. Sundimi i ligjit është mjaft i rëndësishëm. Kjo është realiste nëse të gjithë bëjmë detyrat e shtëpisë” tha ajo.
Kryeministri u shpreh se “BE e ka hapur derën dhe për herë të parë mendoj unë prej shumë e shumë vitesh prej kur dera u mbyll dera është hapur realisht dhe është konkrete hyrja në BE për interesa të përbashkëta strategjike” tha ai