“O Ilaria ime, o vdeksha mami për ty, o Ilaria ime, ku je ti o shpirt i mamit, ku je që nuk ke dritë në sy, ku je mbyllur ti o shpirt i mamit.Të solla mami tek shtëpia, se the do të vij në shtëpi, të solla mami tek shtëpia o zemër, o Ilaria hapi sytë, hajde tek mami”.
Tronditje dhe lot. Sot i është dhënë lamtumira e fundit studentes shqiptare Ilaria Sula që u vra pak ditë më parë nga i dashuri filipinas në Itali.