Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi në emisionin “Off the Record” në A2 CNN ka thënë se “non grata” e SHBA-së për Sali Berishën është hequr.
Këlliçi ka ngritur edhe një pyetje si i habitur që “Akoma s’e dini ju këtë?!”
“Non grata për Sali Berishën është hequr. Akoma nuk e dini ju këtë more burrë i dheut! Akoma me “non grata”-n do merremi ne?! Ky është problemi i shqiptarëve. Kujt i intereson?
PD sot ka marrëdhënie të shkëlqyera sot me administratën e re të Trump. Strategu kryesor i fitores së Donald Trump udhëheq fushatën tonë elektorale. Më mirë se kaq nuk mund të ishin”, ka thënë ai.