Konkursi për rivitalizimin e stadiumit “Selman Stërmasi” u fitua nga bashkimi i operatorëve ekonomikë: OMA, RHDHV, LOLA Landscape Architects + Albanian Investment Construction sh.p.k + Diagonal Projektim & Zbatim sh.p.k.
OMA dhe LOLA Landscape janë kompani holandeze, të cilat kanë bërë projektin. Edhe RHDHV është po ashtu një kompani holandeze, e cila ofron konsulencë.
Ndërsa dy kompanitë e tjera janë kompani shqiptare, të cilat do të jenë zbatuese të projektit. Por kush i zotëron këto kompani ndërtuese?
Referuar të dhënave të Open Data Albania, rezulton se Albanian Investment Construction “A.I.C” zotërohet nga 3 ortakë. 63,02 për qind të aksioneve i zotëron Alban Peza, 6,16 për qind i zotëron Arben Peza, ndërsa Vilson Ahmeti, ish-kryeministër i vendit në vitet 1991-1992, zotëron 30,82 për qind të aksioneve.
Diagonal Projektim & Zbatim sh.p.k (ish “Niko Kompani”) është kompania e dytë ndërtuese. Kjo kompani, referuar po të dhënave nga Open Data Albania, zotërohet në masën 100 për qind nga kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka. Kompania në fjalë rezulton të jetë themeluar që në vitin 2007.
Alban Peza dhe Vilson Ahmeti nuk i kanë fshehur ndonjëherë lidhjet e tyre me PS. Ndërsa Nikolin Jaka u shfaq vetëm disa ditë më parë në një takim me kryetarin e PD, Sali Berisha, duke i prezantuar atij platformën e shoqatës së biznesit që drejton, për zhvillimin e ekonomisë së qëndrueshme.
Stadiumi u ndërtua në vitin 1956 dhe njihej si “Stadiumi Dinamo”. Në vitin 1991 iu dha emri “Selman Stërmasi”. Projekti për rijetëzimin e tij parashikon edhe ngritjen e kullave shumëkatëshe