Kandidatja e Demokratëve Euroatlantikë për Tiranën Taulanda Jupi ka deklaruar në reportTv se, në zgjedhjet e pritshme parlamentare qytetarët shqiptarë nuk zgjedhin thjesht kandidatë, zgjedhin një drejtim.
Në 11 maj, qytetarët shqiptarë nuk zgjedhin thjesht kandidatë, zgjedhin një drejtim.
Ata që kanë ndërtuar karrierën duke u fshehur pas karriges së Sali Berishës apo të Edi Ramës, do të kërkojnë sërish pushtet pa përgjegjësi.
Por Shqipëria ka nevojë për përfaqësues që nuk i shërbejnë kryetarëve, por qytetarëve.
Këto zgjedhje do të sjellin dy ndryshime të mëdha:
Do t’i japin fund monopolit të Sali Berishës mbi opozitën.
Do të hapin rrugën për një qeveri me përfaqësim të gjerë pa Edi Ramën dhe pa Sali Berishën.
Unë nuk premtoj mrekulli. Premtoj punë, guxim dhe një zë të fortë për ju në Parlament.
Zgjedhjet janë për të guximshmit. Shqipëria meriton më shumë.