Plas Salmonela në Vlorë. Evidentohen markete e Restorantet

spot_img

6 subjekte në Vlorë janë evidentuar deri më tani që kanë patur në ambientet e tyre dhe kanë tregtuar për klientët pulë me Salmonelë.

Këto subjekte janë evidentuar nga kontrollet që ka kryer AKU në Vlorë. Të evidentuara si subjekte që kanë patur sasi të konsiderueshme të pulave me Salmonelë kanë qenë edhe disa markete, por nuk kanë munguar as restorante të cilat për klientët janë hallka e fundit e konsumit të produkteve.

Mësohet gjithashtu se nga qyteti i Vlorës është tërhequr një sasi e konsiderueshme pulash me Sarmonelë të evidentuar deri më tani. Por edhe fast food të cilat janë kryesisht afër shkollave dhe në qytet. Dyshohet se numri i marketeve, restoranteve dhe fast foodeve që kanë tregtuar apo përgatitur sasinë e pulës me Salmonelë është edhe më i madh.

Konfirmohet gjithashtu zyrtarisht se për 6 subjektet ku janë evidentuar sasi të pulës me Sarmonelë janë marrë masa administrative që varjojnë nga gjoba të ulëta, deri në vlera të konsiderueshme.

Latest articles

Related articles