GJKKO urdhëron SPAK: Regjistroni kallëzimin penal ndaj Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit

spot_img

Gjykata e Posaçme ka pranuar ankimin e bërë nga eurodeputeti Fredi Beleri, duke urdhëruar SPAK që të regjistrojë kallëzimin penal ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi.

Ata akuzohen për shpërdorim të detyrës, falsifikim të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale të kryer në bashkëpunim.

Ky vendim është marrë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.

Gjithashtu Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim të shkurtuar vetëm ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro.

Latest articles

Related articles