Një gjykatë në Paris ka shpallur fajtoren lideren e ekstremit të djathtë Marine Le Pen për keqpërdorim të fondeve të Bashkimit Europian, duke e ndaluar atë që të mbajë poste publike për pesë vitet e ardhshme.
Sipas Euroactiv, Le Pen u dënua me katër vjet burg, nga të cilat dy u pezulluan, ndërsa pjesën tjetër do ta vuajë në shtëpi me një kyç elektronik. Gjithashtu, ajo u gjobit me 100 mijë euro.
Le Pen është e njohur nga shqiptarët për deklaratat e saj kundër Pavarësisë së Kosovës.
Marine Le Pen ka deklaruar se kur të bëhet presidente e Francës do ta nisë anulimin e njohjes së Kosovës. Le Pen, kryetare e Frontit Demokratik, gjatë një interviste për gazetën serbe “Srpski Telegraf” ka thënë se “Kosova është tokë e shenjtë serbe”, prandaj shteti i saj “do ta tërheq njohjen e Kosovës”. Po ashtu tha se ndaj “serbëve është bërë padrejtësi e madhe në vitet e ’90 dhe se Evropa është e obliguar të përmirësojë këtë padrejtësi”.