Kompanitë e sigurimit paguan vetëm 1 milion euro dëme, fitojnë dhjetra milionë euro

spot_img

Janë ulur dëmet e paguara nga shoqëritë e sigurimit. Rreth 1.2 miliardë lekë (1.2 milion euro) është shuma e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimit në janar-shkurt të këtij viti. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se dëmet e paguara bruto ranë me gati 1.28%, ndërsa pjesa më e madhe i përkasin sigurimit motorik, konkretisht MTPL së brendshme.

Duke qenë se numri më i madh i kontratave dhe primeve të shkruara bruto është regjistruar për sigurimet në kategorinë e jo-jetës, edhe vlera e dëmeve të paguara është më e lartë në aktivitetin e jo-jetës.

Rreth 87.42% e shumës së dëmeve të paguara i takon kategorisë së jo jetës, 6% janë dëme të paguara nga Fondi i Kompensimit dhe 6.5% janë dëme të paguara për jetën. Nga Fondi i Kompensimit rezulton të jenë paguar më pak dëme se në 2024. Fondi i kompensimit nga dëmet në sektorin e transportit për vitin 2025 është në masën e 250 milionë lekëve.

Latest articles

Related articles