DIVA | Bie serveri i Tatimeve, nesër afati i fundit për deklarimin e të ardhurave personale

spot_img

Nesër më 1 prill është afati fundit për dorëzimin e deklaratës së të ardhurave për vitin 2024. Detyrimin e kanë të gjithë të punësuarit që kanë pasur rrogë mujore bruto mbi 100 mijë lekë gjatë vitit të shkuar (mbi 1.2 milionë lekë në vit), të dypunësuarit dhe ata që kanë të ardhura deri 50 mijë lekë të patatuara të fituara nga të ardhurat nga qira ditore, Air Bnb apo booking.

Një ditë para afatit, serveri i deklarimit ka hasur probleme për shkak të dyndjes së shqiptarëve për ta deklaruar në orët e fundit. Serveri rezulton të ketë rënë për shkak të fluksit të madh të individëve që po tentojnë të bëjnë deklarime. Nëse faqja e tatimeve hapet nomalisht, nëse tenton të hysh për të bërë deklarimin e të ardhurave personale, faqja nuk hapet dhe del shënimi, si në foto.

Rreth 144 mijë është numri i qytetarë do të duhet të plotësojnë deklaratën individuale së të ardhurave vjetore DIVA 2024, ndërsa administrata tatimore njofton se nga verifikimet rezultojnë rreth 33 milionë euro të ardhura të gjeneruara nga individët nëpërmjet platformave sociale META, Youtube dhe Google që duhen të deklarohen.

Deri më 26 mars numëroheshin 85 mijë deklarata të dorëzuara. Kush nuk e dorëzon deklaratën gjobitet me 3 mijë lekë, të cilës i bashkëngjitet edhe interesi dhe kamatëvonesa. Plotësimi i kësaj deklarate i shërben Administratës Tatimore për të bërë kontrolle për evazion fiskal si dhe për të hetuar pasurinë. Afati i fundit ishte 31 marsi, por Drejtoria e Tatimeve e shty më 1 prill për shkak se dita e sotme është pushim zyrtar nga festa e Fitër Bajramit.

Latest articles

Related articles