Në një vit 500 raste të reja, çdo ditë vdes një shqiptar nga kanceri i zorrës së trashë

spot_img

Çdo ditë në Shqipëri humb jetën një person nga kanceri i zorrës së trashë, ndërsa 500 raste të reja zbulohen në vit me këtë sëmundje. Shifrat raportohen nga mjekët specialistë, të cilët thonë se pacientët shqiptarë shkojnë në stadet e avancuara të sëmundjes, atëherë kur kanceri ka prekur edhe organet e tjera.

Lida Shosha, kirurge dhe mjeke koloproktologe, thotë se për shkak të frikës dhe turpit, pacientët neglizhojnë shenjat e sëmundjes, edhe kur ato mund të jenë shqetësuese. Trashëgimia dhe mutacionet gjenetike janë faktorët kryesorë të shfaqjes së kancerit kolorektal. Por rritja e shpejtë e rasteve gjatë dekadës së fundit po nxitet nga mënyra e ushqyerjes dhe prania e pesticideve në produktet ushqimore.

Në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit kolorektal, mjekët kërkojnë vëmendjen e autoriteteve shëndetësore për aplikimin e programeve ndërgjegjësuese dhe parandaluese të kësaj sëmundjeje. Ndërsa qytetarët duhet të ndërgjegjësohen që, pas moshës 40 vjeç, të bëjnë kontrolle rutinë te mjeku për shëndetin e zorrës së trashë.

Latest articles

Related articles