I përfshirë në trafik, arrestohet politikani shqiptar në Belgjikë, doli në përgjimet e SKYECC

spot_img

Amarildo Vllazeria, 27 vjeç, një shqiptar që do të betohej si këshilltar bashkiak në qytetin e Mortsel në Belgjikë dhe do të zëvendësonte Caro Abutoh, është vënë në pranga. Mediat vendase shkruajnë se Vllazeria ka dalë në përgjime në aplikacionin SKYECC, ku fliste për trafik droge me persona të tjerë me precedentë penalë. Detektivët nga FGP Antwerp bastisën pesë vende të martën, duke përfshirë bashkinë (e përkohshme) në Meerminne, zyrat e OCMË Mortsel në Deurnestraat dhe adresat në Wilrijk dhe Antwerp. Në total u vunë në pranga tre persona, rreth të njëzetat, mes tyre dhe shqiptari Amarildo Vllazeria (27).

Të tre dyshohet se janë anëtarë të një organizate kriminale që ishte përfshirë në kontrabandën e kokainës nëpërmjet portit të Antwerp në 2020 dhe 2021.

Kjo gjë ka dalë dhe nga mesazhet e deshifruara nga Sky ECC. Në një prej bisedave është diskutuar dhe për importin e më shumë se 150 kilogramëve kokainë. Droga do të eksportohej edhe në vende të tjera, në automjete të pajisura me ndarje të fshehura.

“Flitet për importe nëpërmjet portit të Antëerp-it, ku po rekrutohen edhe punëtorë të portit,” thotë zëdhënësi i zyrës së prokurorit publik, Kristof Aerts. “Kishte gjithashtu plane për një plantacion kanabisi në Mortsel.” Gjatë kontrolleve u gjetën mallra luksi, celularë dhe 9 mijë euro cash.

Sipas prokurorisë publike, ka të dhëna konkrete se Vllazeria është përfshirë në eksportin dhe transportin e lëndëve narkotike. Megjithatë ai dhe dy personat e tjerë që u arrestuan të martën për të njëjtin rast u liruan pas marrjes në pyetje. Hetimi është ende në vazhdim, thekson prokuroria publike.

Vllazeria ka qenë kryetar i komitetit të posaçëm të shërbimeve sociale, ish-këshillit të OCMw, nga tetori 2023 deri në përfundim të mandatit të mëparshëm. Ai ka shërbyer edhe në këshillin policor të zonës së policisë Minos. Në zgjedhjet bashkiake të tetorit 2024, Vllazeria u zgjodh për të qenë anëtar i Këshillit Bashkiak. 

Hetimi duhet të sqarojë nëse Vllazeria ka abuzuar me mandatet e tij në qytetin e Mortselit. Veprat e drogës dhe organizata kriminale në të cilën thuhet se ka qenë i përfshirë datojnë nga viti 2020 dhe 2021, kur ai kishte detyra të rëndësishme.

Latest articles

Related articles