Trump kërcënon Kanada-BE: Nëse punoni bashkë për të na dëmtuar, do ta pësoni më keq

spot_img

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi sot Bashkimin Evropian dhe Kanadanë për tarifa më të larta nëse bashkëpunojnë për të dëmtuar ekonomikisht SHBA-në.

“Nëse BE-ja bashkëpunon me Kanadanë për të dëmtuar ekonomikisht SHBA-në, tarifa në shkallë të gjerë, shumë më të mëdha se ato të planifikuara tashmë, do të vendosen ndaj të dyjave për të mbrojtur mikun më të mirë që secili prej këtyre dy vendeve ka pasur ndonjëherë”, theksoi presidenti amerikan në një postim në Truth Social.

Me deklaratat e tij ka njoftuar planet për të vendosur tarifa deri në 25% për importet e makinave nga 2 prilli. Donald Trump zgjeroi luftën tregtare globale që shënoi rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

“Ajo që do të bëjmë është të vendosim një tarifë prej 25% për të gjitha makinat që nuk janë prodhuar në Shtetet e Bashkuara”, tha Trump nga Zyra Ovale. “Ne fillojmë me një bazë prej 2.5%, ku jemi dhe shkojmë në 25%” tha ai

Latest articles

Related articles