Sali Berisha: Adriana Kalaja do jetë ministrja ime

spot_img

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur këtë mbrëmje në studion e emisionit “Top Story” për listat e kandidatëve për deputetë të PD, një pjesë të rrugëtimit të tij politik, shpalljen non grata dhe se çfarë i ka thënë Lulzim Bashës. Berisha përmendi në studio disa prej emrave që mund të ishin pjesë e qeverisë, nëse do të fitonte zgjedhjet e 11 majit.

I pyetur se cili do të ishte ministri i Financës në ekipin e Berishës, ai nuk tha fillimisht një emër konkret. Më pas Berisha përmendi Athem Agën apo Adriana Kalanë si emra potencialë të kabinetit të tij.

Pjesë nga biseda në studio:

Berisha: Parlamenti i anonimëve të Ramës kishte gjithësej 4 diskutantë.

Rakipllari: Cili do të ishte ministri i Financave?

Berisha: Mund të mos jetë fare në këtë listë, Kushtetuta ka përcaktimet e veta, në 2005 ministri i Financave ishte sekretar, në 2005 ishte sistem krejt tjetër, ky është sistem rajonal dhe jo kombëtar, çdo qark është një shtet më vete në këtë sistem. Po qe se flet për ministra këtu ke të shkëlqyer. Merre Athem Agën. Secili prej tyre në fitore meriton.

Rakipllari: Partitë konservatore dalin me ekip.

Berisha: E vetmja parti e bën është partia britanike. A ka njeri më luftarak se Adriana Kalaja?

Rakipllari: Të jesh luftarak s’do të thotë të jesh i votuar.

Berisha: A duhet t’u paraqesim qytetarëve si forcë politike kandidatë dinjitozë, s’e kam bërë unë këtë sistem.

Dudushi: Për këtë sistem u morët vesh me Ramën.

Berisha: Jo, jo, u hoq herësi. Hyn kush merr vota më shumë.

Rakipllari: PS thotë që e kërkuat ju (listën e mbyllur).

Latest articles

Related articles