Për mirëmenaxhimin por dhe monitorimin e stacioneve tarifore në rrugët me pagesë, Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të ndërtojë një platformë të dedikuar.
E cilësuar si “Platforma Smart Tolling Software” (STSP) ky mekanizëm do të mbledhë dhe analizojë të dhëna mbi vëllimet e trafikut, klasifikimet e automjeteve, shpejtësinë e automjeteve dhe tarifat e pritshme dhe të mbledhura në të gjitha rrugët me pagesë aktuale por dhe ato që janë në ndërtim.
“Aftësitë e të dhënave të STSP dhe raportit duhet të lejojnë menaxhim më të mirë të operacioneve të tarifave, duke siguruar të ardhura maksimale. Duhet të zhvillohet një softuer për të automatizuar mbledhjen e tarifave dhe shkëmbimin e informacionit në autostradat ekzistuese dhe të reja.”
Planet e qeverisë janë që rrugët Nacionale, Tiranë Durrës- Fier dhe Tiranë – Elbasan- Korçë të bëhen me pagesë, me Tarifa të diferencuara.
