Turqia në tronditje nga protestat, Erdogan: Opozita do ta paguajë këtë që po bën

spot_img

Turqia nuk gjen qetësi. Turma të mëdha protestuesish janë mbledhur për të pestën ditë radhazi në kryeqytetin turk si reagim ndaj arrestimit të Kryetarit të Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu. Presidenti turk Tajip Erdogan në një reagim të tij tha se protestat për burgosjen e kryebashkiakut të Stambollit janë kthyer në një “lëvizje dhune” dhe se partia kryesore e opozitës do të mbahet përgjegjëse për oficerët e policisë të plagosur dhe dëmtimin e pronës.

“Ajo çfarë kemi parë në pesë ditët e fundit na tregon një të vërtetë. Një vend si Turqia ka një opopzitë shumë të vogël, shumë primitive dhe shumë të dobët, në termat e vizionit dhe cilësisë. Po bëhet evidente edhe një herë se asaj opozitë nuk mund ti besohet për të drejtuar vendin. Ne nuk do të jemi një pretekst për ta në mënyrë që ata të kthejnë fuqinë brenda partisë së tyre, aq më tepër ta kthejnë atë në një çështje kombëtare. E kam thënë më parë dhe po e përsëris sot. Ndaloni së shkatërruari paqen e njerëzve tanë me provokime. Nëse keni kurajo përgjigjuni për korrupsionin, vjedhjet dhe parregullsitë”, tha Erdogan.

Partia Republikane Popullore (CHP) e opozitës së Imamoglu dhe mbështetësit e saj thonë se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht dhe jodemokratike, të cilat qeveria e Erdoganit i mohon. Një delegacion i CHP-së u takua me guvernatorin e Stambollit për të diskutuar mbi goditjen e policisë ndaj protestuesve. Kreu i partisë në Stamboll, Ozgur Celik tha se veprimet e policisë të dielën mbrëma kanë qenë më të dhunshmet deri më tani, me shumë protestues të shtruar në spital.

Analistët presin një periudhë të zgjatur trazirash politike dhe pasigurie.

Imamoglu, 54 vjeç, u burgos në pritje të gjyqit të dielën, pasi CHP zhvilloi zgjedhjet paraprake për ta emëruar atë kandidat presidencial. Rreth 15 milionë vota u hodhën në mbështetje të kryebashkiakut.

Latest articles

Related articles