Noka-Ramës: A shkohet në Bruksel pa drita dhe pa ujë?

spot_img

Ditën e sotme kandidati për deputet i Partisë Demokratike Flamur Noka ka zhvilluar takim me banorët në Kamëz.

Noka në takim ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e sfiduar lidhur me kushtet e jetesës në Kamëz. Ai tha se banorët e Kamzës jetojnë mes mungesës së energjisë elektrike dhe ujit.

“Ti themi Edi Ramës, a shkohet në Bruksel pa drita dhe pa ujë?

A mund t’u tregosh banorëve të Kamzës që sot ja ku i keni, bëjnë dritë me telefon, se s’kanë drita e ujë.

A mund t’u japësh ti pasaportë evropiane?

A e pranon ndonjë këtë?

Ja ku është realiteti i banorëve të Kamzës. Ja ku është mashtrimi që tund Edi Rama.”, tha Noka.

Latest articles

Related articles