“Gruaja qau, kur pa që erdhën dritat”, kështu mu drejtua Koçi këtë mbremje, e cila ishte ndryshe nga mbrëmjet e këtyre 11 viteve. Më në fund drita.
Dhe kjo do kishte qënë e pamundur pa ndihmën tuaj, jo të shtetit. Shteti as u pa, as ndihmoi në këtë histori. Të ishte për shtetin këta dy të moshuar do ishin në terr.
Faleminderit E.G, i cili nuk do të dalë me emër, por për hir të Zotit, bëri këtë gjest të madh për Koçin dhe gruan e tij. Pagoi të gjitha faturat, plot 3 milionë e 60 mijë lekë. Zoti ia shpërbleftë, e i dhëntë veç të mira.
Faleminderit të gjithë të tjerëve, që shprehet gatishmërinë për të ndihmuar. Në video do gjeni edhe një propozim që kam, për ta ndihmuar Koçin, që mos ia presin më dritat. Do përpiqemi të ndërtojmë një fond me kontribute që muaj për muan t’ua paguajmë dritat kësaj familjeje.
Bashkë e mundim të keqen, padrejtësinë.
Bashkë jemi më të fuqishëm sesa shteti, sepse kemi ndjeshmërinë e humanizmin.