Një prej kompanive për të cilat është shkruar në raportin prej 366 faqesh të Prokurorisë së Posaçme ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj është dhe kompania “One Albania”, e cila natën e Krishtlindjeve është sulmuar godina kryesore, ku ndodhen serverat qëndror për komunikimet dhe për financimet e kompanisë.
Sipas “Ora News”, mësohet se tre persona të maskuar kanë hyrë tek godina, ku prezentë kanë qenë dhe rojet e sigurisë dhe kanë thyer disa kompjutera.
Gjithashtu, bëhet me dije se “One Albania” nuk ka bërë asnjë reagim, pasi në polici nuk është bërë asnjë denoncim për këtë çështje, duke mos pasur asnjë hetim ligjor/ Oranews

