Ku i ke shokët? | Sefa: Akuza më e rëndë që Basha mund t’i bënte Ramës

spot_img

“Ku i ke shokët? Është akuza më e rëndë që mund t’i bësh një kryeministri.” – kështu u shpreh juristi Indrit Sefa në emisionin “Jashtë Kontrollit” në NTV.
Sipas tij, kryeministri ka dy mundësi: ose i ka spiunuar, ose i ka tradhëtuar.

“Shokët e Edi Ramës janë të gjithë në burg me thënë të drejtën. Kjo është akuza më e rëndë që Lulzim Basha mund të bënte. Mund ta bënte në një konferencë shtypi te selia, në një podium aty dhe ta kalonte, por nuk do pinte ujë dhe nuk do vlente dhe nuk do ngjiste tek askush.” – vijoi më tej Sefa.

Gjetja që ka bërë është e tillë që aty të përmblidhet e gjithç beteja politike e Lulzim Bashës.

“Ku i ke shokët? Disa t’i kam marrë unë me dekriminalizimin. Ca t’i kam marrë unë me mbështetjen ndaj SPAK-ut. T’i thuash burrit ku i ke shokët është goditja më e rëndë që mund t’i bësh. Rama është i shqetësuar, sepse nuk i është përgjigjur asnjëherë ku i ka shokët.” – u shpreh juristi i njohur Sefa.

Latest articles

Related articles