Kandidatët Euroatlantikë në Lezhë dëgjesë publike me të Përndjekurit Politikë

spot_img

Kandidatët e Koalicionit Euroatlantik dhe Kryetarët e degëve të këtij koalicioni për Lezhën, Mirditën e Kurbinin, u takuam me përfaqësues të degëve të Shoqatës Kombëtare të Ish të Persekutuarve Politikë të Shqipërisë, për qarkun tonë, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i kësaj Shoqatës, z Etem Fezollari.
Përfaqësuesit e ish të përndjekurve Politikë, shfaqën interes për qasjen e koalicionit tonë ndaj problemeve të tyre të cilat janë të mbartura në gjithë tranzicionin shqiptar.
Ne, u bëmë të qartë konceptin tonë lidhur ne rehabilitimin e tyre, si një proces që nuk ka të bëjë vetëm me aspektin material, por ka dimensione morale që lidhen me mosrespektimin e dinjitetit të tyre, që kur u kërkohen dokumenta që kanë bërë bërë burg, ku janë rrëmbyer dhunshëm e kur i kanë nxjerrë përkrahësh e të rrënuar.
Në takim foli edhe kryetari i shoqatës kombëtare, z Fezollari, i cili u shpreh se shoqata e ish të persekutuarve politikë, e sheh veten pranë koalicionit tonë, çka duket edhe në faktin që kryetari i degës së kësaj shoqate për Mirditën, z Kolë Nikolli, është kandidat për deputet i këtij koalicioni.
Bashkëpunimi mes nesh-u tha aty, është i natyrshëm dhe do na çojë rezultate që do ndihmojnë në përparimin e kauzave tona.

Latest articles

Related articles