Bisedat e kabinetit të luftës së Trump në “Signal” – përmbanin “sekrete”

spot_img

Ndodh që këshilltari për Sigurinë Kombëtare në SHBA, Waltz krijon një grup bisede me drejtuesit më të lartë të shtetit amerikan, tip war room me shefin e CIA, Shefin e Pentagonit, drejtorin e 16 agjencive të Inteligjenvës, në një platformë jo zyrtare komunikimi si ‘Signal’ për të ndarë e marrë opinione. Gabimisht fut në grup një gazetar (Jeffrey Goldberg), duke ngatërruar emrin me një zyrtar të lartë të Tregtisë me Jashtë. Ai nuk bën zë. Të tjerët flasin si ma do.
Kabineti i luftës që ka protokoll komunikimi, me pajisje zyrtare që quhet SKIFF, që ka disa nivele enkriptimi, bën biseda të lira për sulmin ndaj rebelëve Huthi në Jemen dy orë përpara se të ndodhë dhe çështje të tregtisë së naftës mes Arabisë e Europës. JD Vance, zvpresident, nuk ndalet në opinione mbi Europën.
Gazetari i The Atlantic regjistron bisedën dhe pas 3 ditësh që mbaron operacioni në Jemen vendos të bëjë një shkrim sqarues duke ruajtur së pari konfidencialitetin e bisedave dhe së dyti duke njoftuar njerëzit e Sigurisë për këtë që ka ndodhur. Goldberg shkroi se diskutimi në bisedën e Signal “përfshinte informacion të saktë në lidhje me paketat e armëve, objektivat dhe kohën”, megjithëse ai nuk lëshoi ​​informacione që mund të rrezikonin sigurinë kombëtare të SHBA.

Goldberg raportoi, pa zbuluar identitetin e tyre, se drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, John Ratcliffe, ndau emrin e një agjenti aktiv të CIA-s nëpërmjet Signal.


Sot ka plasur polemika politike që do të ketë pasoja juridike.

Latest articles

Related articles