5 nxënës nga Lushnja krijojnë serën inteligjente dhe shpallen fitues

spot_img

Pesë nxënës të shkollës 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnjë kanë arritur të marrin çmimin e parë në Shqipëri në projektin për shpikjet e shekullit 21.

Këta nxënës arritën që të realizojnë një serë inteligjente. Nxënësit vunë në zbatim njohuritë e marra ne lëndën Dituri natyre dhe TIK dhe realizuan me sukses këtë serë, që është inovacion fëminor ,por mjaft shkencor dhe i domosdoshëm për fermerët.

Atyre u është dashur që të punojnë dy javë dhe ideja u erdhi pasi vizituan më herët një serë diellore, ku u njohën me problemet që kishin punonjësit.

Prezantimi i bërë ,teknologjia e përdorur dhe e zbatuar, zgjidhja e situatës në serë bëri që projekti të vlerësohej me vendin e parë në këtë konkurs.

Në garën për projektet “Shkollat e shekullit të 21-të” ishin 10 shkolla nga i gjithë vendi. Organizimi u bë nga Këshilli Britanik, Ministria e Arsimit dhe Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar.

Latest articles

Related articles