nga Jonuz Myshketa, Kandidat i Koalicionit Euroatlantik
“Anëtarësimi në Be nuk ndodh pa qeverisjen e PS thotë kryeministri”.
BE është forca e ligjit
BE është reforma në drejtësi dhe mbështetje ndaj saj pa kushte.
BE janë standarte të forta.
BE nuk është i gjithë kabineti qeveritar ne burg e në hetim nga drejtësia për korrupsion galopant.
BE nuk është ortakëri me krimin dhe përcaktim i deputetëve prej tyre.
BE nuk është shpërdorimi i fondeve të Ipard.
BE nuk është ku firma me një të punësuar dhe përmes falsifikimeve përfitojnë miliona euro kontrata abuzive me çmime që as në BE nuk imagjinohen.
I “nderuar” kryeministër I vendit tim, shkak kryesor përse Shqipërisë i mohohet prej kaq shumë vitesh aderimi në familjen e saj natyrale, janë bëmat që i janë shkaktuar vendit nën drejtimin tuaj sidomos këta 12 vite, përsa më sipër e jo vetëm.
Ju nuk e meritoni një mandat të 4-tërt, do ishte fatkeqësi për këtë vend te bekuar, por të plaçkitur me një urretje të pashoq a thua se jemi ne hasmi.
Më 11 maj shqiptarët nuk duhet të votojnë për ju, për mua, a për këdo tjetër, ata duhet të votojnë për veten e tyre, për fëmijët e tyre tashmë shtegtuar gjetkë, për të jetuar si njerëz me dinjitet e jo si numra siç llogariten prej jush.