Jeffrey Goldberg, kryeredaktori i revistës amerikane “The Atlantic”, bëri zbulimin befasues të hënën kur ekipi i sigurisë kombëtare të Presidentit Donald Trump e shtoi atë në një bisedë sekrete mbi sulmet ushtarake në Jemen.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Waltz filloi bisedën në Signal, një aplikacion i koduar i mesazheve, që përfshinte përdorues të identifikuar si Zëvendës President JD Vance, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare Tulsi Gabbard.
Një përfaqësues i CIA-s, këshilltari i Trump, Stephen Miller dhe Shefja e Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles, u futën gjithashtu në grup.
Historia tronditëse tregon se detajet operacionale u zbuluan padashur për median nga një pakujdesi. Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, një ish-prezantues i Fox News, tani është nën monitorim mbi dështimin e rëndë të sigurisë.
Goldberg vuri në dukje se “Pete Hegseth, sekretari i mbrojtjes, më kishte dërguar me mesazh planin e luftës në orën 11:44 të mëngjesit.” Bombat filluan të binin në Jemen rreth orës 14:00.
Kur presidenti Trump ju kërkuar një koment, ai foli për gjëra të tjera, në Jemen.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA konfirmoi se biseda ishte autentike.
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, u tha gazetarëve në konferencën e saj të përditshme: “Ne nuk do të komentojmë, dhe ju duhet të kontaktoni Shtëpinë e Bardhë”.
Waltz filloi krijoi grupin në Signal për t’u koordinuar, duke e quajtur “grup i vogël kompjuterik Houthi”.