Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar në rrjetet sociale foto nga takimi i djeshëm me shqiptarët e Athinës. Basha shkruan se vota për numrin 4 dhe Koalicionin Euroatlantik është votë pro SPAK.
Sipas tij, vota në kolonën numër 4 është alternativa e cila me akte dhe me vepra, qëndron në krah të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, që drejtësia të mos i mbrojë, por t’i ndëshkojë politikanët e korruptuar.
Basha u bën thirrje shqiptarëve që në 11 maj nuk duhet të shkojnë si tifozë në kutinë e votimit, por të ardhmen e familjeve të tyre.