Kryeministri Rama është ndalur këtë të dielë në qytetin e Vlorës, ku përveç takimeve politike, zhvilloi dhe një tryezë me operatorët turistikë, tashmë që sezoni turistik është në prag.
Teksa foli për planin e ri për ndarjen e plazheve publike dhe atyre private, kreu i qeverisë kishte dhe një apel për drejtuesit e hoteleve, të cilët sipas tij vijojnë të lundrojnë në informalitet.
Rama nuk harroi të ironizonte dhe një kërkesë për një tramvaj në Vlorë, për të cilin tha se mund ta bëjë vetëm Lulzim Basha, njësoj siç bëri atë në Tiranë.
Për tramin në Vlorë duhet Luli, në Tiranë e ka bërë, është i suksesshëm, kishte në plan për ta çuar deri në Durrës, por e zuri gjumi dhe e la.