Oltion Merdari, kandidat për deputet nga Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, lindur dhe rritur në qytetin e Beratit. Familjar i përkushtuar dhe baba i dy fëmijëve. Ka kryer studimet e larta në universitetin “La Sapienza” të Romës, Itali, për Shkenca Politike dhe master shkencor në Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Merdari ka punuar si lektor për disa vite në universitetin “Albania University”. Prej 15 vitesh Oltioni është i angazhuar në Partinë Demokratike në qytetin e Beratit, duke qenë pjesë e strukturave të saj dhe duke mbajtur disa poste të ndryshme si: kryetar KZAZ, kryetar seksioni/grupseksioni, sekretar organizativ etj. Aktualisht mbaj postin e sekretarit të përgjithshëm të PD-së, dega Berat, si dhe të anëtarit të Këshillit Bashkiak nga Partia Demokratike.
Përtej anës politike, gjithashtu drejton me sukses një biznes familjar. Forca e tij është besimi tek Zoti.