Noka nga Napoli: Votoni Berishën, t’i japim Shqipërisë një fitore spektakolare

spot_img

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ka bërë thirrje shqiptarëve në Napoli që të votojnë për koalicionin PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Noka theksoi se fitorja e Partisë Demokratike mund të vijë vetëm përmes një konsensusi të gjerë kombëtar dhe i bëri apel shqiptarëve që janë regjistruar të votojnë, duke përfshirë mundësinë e votës me postë për ata që nuk ndodhen në Shqipëri.

“Të ngrihemi të gjithë. Und të vini të votoni në Shqipëri. Ata që janë regjistruar mund të votoni me postë.

Votoni për ndryshimin, për Aleancën për Shqipërinë Madhështore.

Duke votuar shqiptarët mund të rrëzojmë këtë regjim. Mund t’i japim Shqipërisë fitore spektakolare. Dhe kjo fitore do të vijë vetëm si efekt i një konsensusi të madh kombëtar, do të vijë nga vota juaj.

Çdo njeri prej jush të votojë nr1. 11 maji do të jetë dita e fundit e korrupsionit në Shqipëri”, tha Noka.

Latest articles

Related articles