11 kandidatët për për postin e presidentit në Rumani

spot_img

11 kandidatë do të konkurrojnë për postin e presidentit në Rumani në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, njofton agjencia Agerpres. Katër janë të pavarur dhe 7 u nominuan nga partitë. Fillimisht ishin 26 kandidatë, por disa prej tyre, përfshirë edhe fituesin e zgjedhjeve të anuluara të vitit 2024 Kalin Xhorxhesku, u refuzuan nga Byroja Qendrore Zgjedhore dhe Gjykata Kushtetuese. Sipas sondazheve, shanset më të mira kanë kryebashkiaku i Bukureshtit, Nikushor Dan (i pavarur), ish-udhëheqësi liberal dhe ish-kryetar i Senatit, Krin Antonesku (kandidat i koalicionit qeverisës pro-evropian “Rumani, përpara!”), ish-kryeministri Viktor Ponta (i pavarur), Elena Laskoni (e qendrës së djathtë Bashkimi për Shpëtimin e Rumanisë) dhe Xhorxhe Simion (Aleanca Nacionaliste për Bashkimin e Rumunëve).

Pas raundit të parë të zgjedhjeve më 24 nëntor 2024 kandidati i ekstremit të djathtë që mori më shumë vota, Kalin Xhoxhesku, i akuzuar për pozicione pro-ruse, duhej të përballej në raundin e dytë me Elena Laskonin. Mirëpo, Gjykata Kushtetuese i anuloi rezultatet për shkak të dyshimeve për ndërhyrje nga Rusia.

Fushata zgjedhore nis zyrtarisht më 4 prill, ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 4 maj. Nëse asnjë nga kandidatët nuk fiton shumicën absolute, raundi i dytë do të mbahet më 18 maj.

Latest articles

Related articles