Kryeministri Meloni zbaton taktikën e pritjes me Trump. Kështu shkruan gazeta më e madhe italiane, Corriere della Sera. Kjo taktikë është e ngjashme me analizën e bërë nga drejtori i Aise, shërbimi sekret italian për botën e jashtme, Caravelli për presidentin amerikan: “Ajo që ai thotë nuk do të thotë domosdoshmërisht se e bën. Ajo që bën nuk do të thotë se e ka thënë”.
Në raport përmendet edhe emërimi i Tilman Fertitta si ambasador i ri i SHBA-së në Itali. Pronari i ekipit të basketbollit të Houston Rockets mbetet i përzgjedhuri, edhe nëse ka nga ata që po llogarisin në kthesa”.
Për italianët nuk ka siguri në Europë pa amerikanët dhe kujdes nga ata që duan të ndajnë SHBA-në nga Europa.