nga Prof Taulanda Jupi
Gjatë 12 viteve të fundit, mbi 700 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në Bashkimin Europian. Ky është çereku i popullsisë në vitin 2013. Djemtë, vajzat, prindërit, profesionistët tanë po largohen nga vendi që i rriti. Nuk ka pasur kurrë në historinë tonë një ikje kaq masive, kaq dramatike, kaq e dhimbshme.
Pasojat janë të rënda. Familjet po ndahen. Prindërit mbeten këtu, fëmijët në mërgim. Mijëra nëna e baballarë nuk shohin më fëmijët e tyre për festa, për ditëlindje, për Vit te Ri. Kjo është kriza më e thellë që ka përjetuar familja shqiptare në 34 vite.
Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq.
Ne kemi një plan konkret për të mbrojtur dhe forcuar familjen shqiptare.
✅ Do të mbështesim 30 mijë çifte të reja me kredi të buta për strehim.
✅ Për çdo fëmijë të lindur, 2,000 euro mbështetje fillestare.
✅ Për fëmijën e tretë, 20,000 euro mbështetje – sepse e ardhmja e Shqipërisë janë fëmijët tanë.
✅ Shkolla nga ora 8 deri në 16:00, me drekë të përfshirë – për t’u dhënë të dy prindërve mundësinë të punojnë dhe të ndërtojnë mirëqenie për familjen e tyre.
Familja është shtylla e kombit.
Kur familja thyhet, shoqëria bie.
Ne jemi këtu për ta ngritur sërish, me guxim, me vendosmëri, me vepra.
Familja shqiptare meriton më shumë.
Në Fier, për prezantimin e kandidatëve tanë për deputetë, para strukturave të Koalicionit Euroatlantik.
Shqipëria meriton më shumë 🇦🇱
Voto #4
Voto #TaulndaJupi
Voto #KoalicioniEuroatlantik