Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik Pëllumb Seferi përmes një komunikimi ka denoncuar skandalin me emërimet dhe çemërimet në Bashkinë e Tiranës.
Veliaj reagon nga burgu nëpërmjet një urdhri, me të cilin, komandon Sara Goxhajn si Kryetare e përkohshme e Bashkisë, për tu mbivendosur ndaj urdhrit të Ramës, i cili kishte caktuar Anuela Ristanin si zëvëndësuese e Veliajt. Maskat ranë, lufta brënda PS-së tashmë është edhe e zyrtarizuar…
Ajo që më shqetëson është standarti, të cilin kjo mazhorancë po e kthen në një normalitet ekzekutiv. Qeveria drejtohet nga krimi, Bashkia drejtohet nga burgu! Po po është pikërisht kështu, sepse Lefter Koka, Sajmir Tahiri, Alqi Bllako, Arben Ahmetaj kanë qenë Ministrat , Zv kryeministri dhe sekretarët e përgjithshëm të Qeverisë të Edi Ramës.
Nga burimet e SPAK dhe nga deklaratat e gazetarëve investigativë mendohet se do ketë emra të tjerë! Ndërkohë kryetari i Bashkisë dhe drejtorët e tij sot janë të gjithë në burg dhe dikush prej tyre duhet të firmosë nga aty për tu përplasur me bandën tjetër që është në qeveri. Shprehja “Kokat Hëngshin” tashmë vlen edhe për ta! Ajo që më shqëtëson është se kjo nuk është ajo që meritojnë Shqiptarët!
Prandaj Koalicioni EuroAtlantik Demokrat është zgjidhja nji herë e mirë për largimin e bandave dhe krimit nga shteti, dhe për kthimin e shpresës për qytetarët e këtij vëndi! Shqipëria meriton më shumë!
