I ftuar në emisionin Zonë e Lirë, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka qenë i ashpër me të gjithë ata që po përgatiten të fusin duart në manipulin e zgjedhjeve me porosi të Edi Ramës.
Basha u shpreh se inkurajonte oficerët e BKH dhe prokurorët e SPAK-ut që t’i kosisin pa mëshirë ata që vënë duart në votat e shqiptarëve.
“Unë do t’i inkurajojë oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, t’i kosisin pa mëshirë të gjithë ata që bëhen gati të vënë duart te votat e shqiptarëve.” – u shpreh Basha.
Më tej, nëpërmjet një ironie shpotitëse Basha ka përmendur një listë të gjatë emrash bashkëpunëtorë të Edi Ramës, të cilët sot ndodhen në hetim ose pas hekurave, të cilët, sipas Bashës, kanë bërë gjithçka për të manipuluar zgjedhjet dhe për të futur duart në votat e shqiptarëve.
“Të gjithë atyre që bëhen gati u them edhe një herë Ramsi pasagjerë ngelet, një ditë do të përgjigjet edhe ai, por jo pasi t’ju shterojë juve një e nga një, si Jurgisin, atje e ka çu, me votat e tij u bë, me votat e bandave të tij u bë, por atje e ka çu; atje ka çu Lali Erin që bëri gati skemën e patronazhimit në Tiranë, atje e ka çu; Ilir Beqja çfarë s’ka bërë Ilir Beqja për Ed Ramën, vetëm si vuri gjoksin topit, se të gjitha i ka bë, atje e ka çu; Ben Ahmetaj, dashuri e paparë dhe platonike, njëriu që ngriti skemën e manipulimit të votave dhe i ka ndënjt afër për çdo gjë; Terin, e shumë e shumë të tjerë; Saje legjendarin, Gjushin.” – vijoi ai më tej.
Basha ishte kategorit kur u shoreh se ata që mendojnë se duke vjedhur vota për Edi Ramën, do t’ia hedhin paq.
“Aty do shkoni të gjithë që mendoni se duke vjedhur vota për Edi Ramën, do t’ia hidhni paq.” – përfundoi drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha.