Ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiq tha në “Mcn Informacion” që individët në Shqipëri marrin më së shumti kredi për blerje shtëpie, pasi kostoja e jetesës është tepër e lartë.
“Po kthehet në një kulturë jo vetëm marrja e një kredie por depozitimi i parave të shkojë në sistemin financiar. Kemi qytetarë më te edukuar financiarisht dhe biznese të cilat i drejtohen sistemit bankar si mënyrë për t’u zhvilluar. Qytetarët shqiptarë akoma kanë nevojë të marrin informacione nga një këshillues financiar që njeh fushën, që jep informacione dhe ndihmon që klienti të marrë një kredi. Edhe individët janë kreditë hipotekore, kreditë që individët i marrin për blerje shtëpie. Ne shohim që kostoja e jetesës në RSH është tepër e lartë dhe si e tillë, blerja e një shtëpie është e vështirë, prandaj qytetarët i drejtohen bankave të nivelit të dytë për t’i financuar. FMN ka bërë paralajmërim që bankat duhet të kenë kujdes në dhënien e kredive”.
Ajo tha që niveli i kredive të këqija është ulur, pra ka ndërgjegjësim të bizneseve dhe qytetarëve për shlyerjen e kredive.