Vazhdojnë REPLIKAT| Rama i përgjigjet Bashës: U futa në listë të mbyllur se u zgjove

spot_img

Kryeministri Edi Rama vijon replikat në distancë me ish-kreun e PD-së Lulzim Basha, pasi ky i fundit e pyes pse nuk është në listë të hapur, siç kishte deklaruar.

Rama me ironi shprehet se e ka thënë që do të ishte në listë të hapur, por kur kishte parë që do të ishte Basha, kishte menduar të hynte në listën e sigurt.

“E thashë mo Lul, por në listë të hapur kur më rrejti mendja se ti nuk kishe për tu zgjuar për këtë vit. Kur pashë se dole ti në fushë thashë ik me vrap, shko futu mbyllu aty në listë se erdhi Lul Suverina. Ik Ed Rama se po të merr para siç të ka marrë sa herë i kë dalë në rrugën e fitores së një pas njëshme”, tha Rama.

Në lidhje me pyetjen e Bashës “ku i ke shokët”, referuar atyre që janë në dyert e drejtësisë, Rama tha se PS është e madhe dhe një bie e mijëra ngrihen.

“Nuk desha të të lëndoj. Për vete je jetim. Të ikën të gjithë, të nxorën ata nga shtëpia në rrugë të madhe, po ti e ha. Buza vesh më vesh, flokët pikë, njësoj sikur fitoje me mua. PS është shtëpi e madhe Lul, një bie mijëra ngrihen. Prit prit sa do të ngrihen më 11 maj”, iu përgjigj Rama, Bashës.

Latest articles

Related articles