“S’do lejojmë ta shesësh sërish Shkodrën te Rama”, Xhod Amuli i përgjigjet Berishës: Doktor kujt ia kanë paguar 700 mijë euro dy nga kandidatët e tu në listën e mbyllur

spot_img

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për Shkodrën, Xhevdet Amuli, ka reaguar ndaj deklaratave së Sali Berishës të bëra mbrëmjen e sotme, duke e sfiduar për një sërë çështjesh që lidhen me pazaret politike dhe listat e mbyllura të opozitës së vjetër.

Amuli pyet Berishën se pse nuk foli me shkodranët se çfarë mendimi kanë për Jozefina Topallin që mori lekë nga Rama në zgjedhjet e 2021 për t’i marrë vota PD-së në Shkodër dhe ti sot e fut në listën e sigurt në Tiranë. Ai gjithashtu e akuzon për shitjen e bashkisë së Shkodrës dhe për emërimin e Benet Becit, si një pazar mes tij dhe Ramës.

“Pse nuk i pyete shkodranët për futjen e Ilir Metës në listën tënde? Apo për 700 mijë eurot që dy nga kandidatët e tu kanë paguar për të qenë në listën e mbyllur të Shkodrës?”, shkruan Amuli.

Amuli gjithashtu thotë se Berisha është i trembur nga mbështetja në rritje e Koalicionit Euroatlantik, ndërsa thekson se Shkodra nuk do të shitet më për pazare politike.

“Nuk do të të lëmë ta shesësh Shkodrën sërish te Rama! Natën, Doktor!” – përfundon mesazhin e tij kandidati i Koalicionit Euroatlantik.

Reagimi i Xhevdet Amulit:

Doktor, meqë erdhe në Shkodër, e kuptoj shqetësimin tënd që Koalicioni Euroatlantik po fiton më shumë mbështetje. Pse nuk i pyete shkodranët për Jozefinën, meqë e ke futur në listën e sigurt në Tiranë? Çfarë mendojnë ata? Sa lekë mori nga Rama në zgjedhjet e 2021 për t’i marrë vota PD-së në Shkodër?

Doktor, pse nuk i pyete shkodranët për shitjen e bashkisë dhe emërimin e Benet Becit, vartësit tënd dhe të Ramës, si kryetar? Jo për shkodranët, por për interesat tuaja, që i di e gjithë Shkodra.

Doktor, pse nuk i pyete shkodranët çfarë mendojnë për futjen e Ilir Metës në listën tënde, kur SPAK e ka arrestuar për korrupsion dhe fshehje pasurie?

Dhe e fundit për sonte, Doktor, pyet pak degën tënde në Shkodër se kujt ia kanë paguar 700 mijë euro dy nga kandidatët e tu në listën e mbyllur të Shkodrës!

Përgjigjen e di shumë mirë, prandaj je trembur sot.
Nuk do të të lëmë ta shesësh Shkodrën sërish te Rama.

Natën, Doktor!

Latest articles

Related articles