Gjykata e Posaçme ka dërguar për gjykim fraksioni i dytë i dosjes “5D” ndaj Eglantina Zere, Deborah Keçi, Teuta Guri, Jetjon Mera, Reinaldo Gjerazi, Enekleida Qyta, Bruno Koçi, Riviola Baxha dhe Kristo Zhulati. Të pandehurit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar dhe kjo kërkesë është pranuar.
Sipas Prokurorisë së Posaçme është provuar se anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave nuk kanë ushtruar në përputhje me ligjin detyrën e tyre për vlerësimin dhe klasifikimin e ofertave.
Sipas SPAK kanë vlerësuar dhe klasifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik bashkimin e operatorëve ekonomikë “V.A.S Konstruksion” sh.p.k dhe “Rroku Guest”, të cilët kanë qenë të paracaktuar për t’u shpallur fitues nga e pandehura Eglantina Zere ku përfitues tëtenderave ishin drejtorët e bashkisë, njëherësh pronar faktik të kompanisë “5D”.
Ndërkohë drejtorët Redi Molla, Mariglen Qato, Taulant Tushe dhe disa zyrtarë të tjerë kanë kaluar për gjykim për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehje pasurie