Emrat e 7 anëtarëve të rinj të Bordit të Institutit për Krimet e Komunizmit

spot_img

Në seancën e sotme parlamentare janë miratuar dhe emrat e rinj që do të drejtojnë bordin e Institutit për Krimet e Komunizmit.

7 emrat e votuar janë Laureta Roshi, Etleva Smaci, Mentor Beqa, Alma Lico Mirakaj, Vasil Tole, Simon Mirakaj dhe Niuton Mulleti.

Emrat e votuar në parlament

Projektvendimi “Për zgjedhjen e znj. Laureta Roshi anëtare të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”, u miratua me 74 vota pro.

Projektvendimi “Për zgjedhjen e znj. Etleva Smaçi anëtare të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”, u miratua me 75 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenim.

Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Mentor Beqa anëtar të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”, u miratua me 78 vota pro, 3 kundër dhe 3 abstenim.

Projektvendimi “Për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri nga kandidaturat e Akademisë së Shkencave. Mes dy kandidaturave, z. Vasil Tole dhe Mariglen Kasmi, u zgjodh me 63 vota pro, 16 kundër dhe 7 abstenim z. Vasil Tole.

Projektvendimi “Për zgjedhjen e znj. Alma (Liço) Mirakaj anëtare të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri, u miratua me 72 vota pro, 5 kundër dhe 6 abstenim.

Projektvendimi “Për zgjedhjen e z. Simon Mirakaj anëtar të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri, u miratua me 78 vota pro, 3 kundër dhe 5 abstenim.

Projektvendimi “Për zgjedhjen e z. Niuton Mulleti anëtar të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri, u miratua me 74 vota pro, 8 kundër dhe 4 abstenim.

Latest articles

Related articles