Basha sfidon “Trekëndëshin e Bermudës” dhe zbulon pazarin e tyre në kurriz të shqiptarëve, ja kush janë “vezët”…

spot_img

Rigels Seliman

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ka dhënë një goditje të fortë ndaj politikës aktuale, duke sfiduar “Trekëndëshin e Bermudës” që nënkupton Edi Ramën, Ilir Metën dhe Sali Berishën, duke zbuluar pazarin e shëmtuar të tyre që po zhvillohet në kurriz të qytetarëve. Gjatë prezantimit të kandidatëve të Koalicionit Euroatlantik në Shkodër, Basha dërgoi një mesazh të fuqishëm, teksa theksoi se lista e Ramës dhe Berishës përfaqëson vetëm interesat e ngushta të individëve, ndërsa Koalicioni Euroatlantik sjell një shans të vërtetë për ndryshim. Ai zbuloi me forcë “vezët e qyqes” që Rama ka vendosur në listat e Berishës, duke e cilësuar këtë një riciklim të korrupsionit dhe politikës së dëmshme për qytetarët.
Basha premtoi një program të djathtë që vë në qendër familjen, rininë, zhvillimin ekonomik dhe luftën e vërtetë kundër korrupsionit. “Vota juaj është më shumë se një zgjedhje, është një mundësi për të ndaluar pazaret dhe për të sjellë ndryshimin që Shqipëria ka nevojë”, tha ai. Koalicioni Euroatlantik është garancia për një Shqipëri të zhvilluar, të drejtuar nga njerëz të sinqertë dhe pa interesa personale, që do të ecin krah për krah me aleatët tanë strategjikë. Ndryshimi ka ardhur, dhe është koha që qytetarët të bëjnë zgjedhjen e duhur!

Konkretisht drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, prezantoi këtë fundjavë kandidatët për deputetë në Shkodër duke theksuar vlerat që bashkojnë ekipin e tij, me një program që adreson çdo grup shoqëror, nga të përndjekurit politikë te shtresa e mesme. Basha u shpreh për angazhimin e koalicionit në luftën kundër korrupsionit dhe mbështetje për SPAK, duke theksuar se ndryshimi kërkon veprime konkrete, jo vetëm fjalë. Ai nënvizoi rëndësinë e një programi që mbështet familjet, rininë, arsimin dhe zhvillimin ekonomik, ndërsa shpalosi kandidatët, të cilët janë përfaqësues të vlerave të pastërta dhe angazhimit të sinqertë ndaj qytetarëve të Shkodrës dhe Shqipërisë. Në një garë e cila është fokusuar vetëm tek lista e hapur, qarku i Shkodrës do ketë mundësinë të zgjedh në një ekip që përfaqëson interesat e qytetarëve dhe jo të individëve, mes Xhevdet Amuli, Ramiz Çobaj, Elvisa Drishti, Arben Gjuraj, Naim Hasani, Anton Kokaj, Antonjola Kola, Valbona Lisha, Ervis Paçrami, Nikolin Radovani dhe Franc Shkëmbi.

Sipas Bashës, çdo votë e hedhur për ta është vetëm për kandidatin dhe jo për një tjetër. Duke iu referuar kësaj të fundit, ai nuk kurseu as ironinë me listat e Berishës dhe Ramës, duke thënë se vota për kandidatët tanë nuk është votë për vezët e Qyqes, pasi Qyqja i fut në foletë e të tjerëve, që ku të çelin pastaj t’i marrin vetë zogjtë. Ndërkohë pas prezantimit të kandidatëve për deputetë në Shkodër, Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat u shpreh se oferta e Demokratëve Euroatlantik është programin e parë i djathtë në Shqipëri në 35 vite, duke u fokusuar në përmirësimin e kushteve për familjen shqiptare, shtresën e mesme, mbështetjen e drejtësisë, sipërmarrjen dhe rininë. Ai apeloi për mbështetje nëpërmjet votës, duke siguruar se ky është momenti i duhur për t’i dhënë fund katovicës për pronat dhe korrupsionin, për luftën e vërtetë kundër korrupsionit, për zhvillim të vërtetë ekonomik dhe ecje krah më krah me aleatët tanë strategjikë. Sipas tij, Koalicioni Euroatlantik do të sjellë zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim të ngushtë me aleatët strategjikë të Shqipërisë.

Pjesë nga fjala e Bashës

Me shpirt dhe me zemër ne jemi Partia Demokratike, ne jemi demokratët. Ne nuk mund të pranojmë kurrë që Partia Demokratike të jetë partia e Ilir Metës me shokë. Nuk mund të pranojmë kurrë që PD të kthehet në një vegël të interesave personale të kujdoqoftë. Ky ka qenë mesazhi im prej fillimit, ky është mesazhi im sot. Ne nuk mund të pranojmë kurrë që Partia Demokratike dhe s’pranuam të vihej në një kurs përplasjeje me aleatët tanë strategjikë. Pra, humbëm katër vite në një luftë të kotë Brenda familjes për interesa personale dhe erdhën aty ku kemi qenë ne tre vite e gjysmë apo katër vite më parë. Ne e bëmë këtë betejë për të mos i vendosur demokratët në luftë me Amerikën, tani janë të njëjtat persona që kërkojnë vulat e Amerikës, pse e humbëm këtë kohë?

Përgjigjja është e thjesht, këtë kohë ia humbën demokratëve, ia humbën shkodranëve, ia humbën opozitarëve, ia humbën shqiptarëve. Sepse për vete këtë kohë e kanë përdor për pazare, si ai që përmenda, i amnistisë, apo për pazare për të mbyllur listat. Që ju të votoni për dikë që mendoni se përfaqëson demokratët, e në listë t’ju vij Ilir Meta me shokë dhe vezët e Qyqes që i ka futur aty Edi Rama. Detyra jonë është programi dhe kandidatët. Programi ynë siç u shpreh vet CDU-ja, kur e shpalosëm më 1 qershor, është programi i parë vërtetë i djathtë i Shqipërisë në 35 vite, me në qendër familjen shqiptare, me në qendër shtresën e mesme shqiptare, me një qëndrim për herë të parë të drejtë ndaj pronës dhe të përndjekurve, ndaj sipërmarrjes dhe rinisë. Po kësaj i jep kuptim tashmë edhe ekipi ynë, fizionomia e cila përbëhet nga përfaqësues të denjë të këtyre grupeve të interesit, të këtyre familjeve, të këtyre qëndresave të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë.

Kjo është detyra jonë, mos e bëfshim mirë ne këtë detyrë, jemi ne në borxh me Shkodrën dhe me gjithë Shqipërinë. Me këta kandidatë dhe me këtë program, është detyra juaj si qytetarë të Shkodrës e të mbarë Shqipërisë të vendosni për veten tuaj dhe familjet tuaja. Doni ndryshim të vërtetë dhe jo riciklim, doni për herë të parë në 35 vite t’i jepni fund Katovicës për pronat, për të përndjekurit, për luftën e vërtetë kundër korrupsionit, për zhvillim të vërtetë ekonomik dhe ecje krah më krah me aleatët tanë strategjikë. Atëherë keni mundësinë përmes votës tuaj për Koalicionin Euroatlantikë dhe kandidatët tanë. Janë qytetarët ata që do të vendosin, janë shkodranët që do të vendosin dhe kurrë s’ka qenë më e qartë dhe e drejtpërdrejtë. Vota për listat e atyre është votë për vezët e Qyqes, nuk shkojnë përtej listës të mbyllur në këto zgjedhje, as Rama. Vota për kandidatët e Koalicionit Euroatlantikë përkthehet në votë për t’i çuar ata në Kuvend siç dëshironi ju.

Latest articles

Related articles