Mbylla e VOA-s do të rrisë antiamerikanizmin në vend

spot_img

Kam dhënë disa intervista për Zëri i Amerikës për tema të ndryshme nga protestat e studentëve tek speciale për ndikimin e Soros në fidanishtet e partive politike. Por rëndësinë dhe impaktin e VOA-s në çështje publike e konstatova ditën që denoncova live hyrjen e 100 mijë ton kontrabandë në Porto Romano, pasi pata telefonata nga “miq që më donin të mirën” deri tek armiq që premtuan raprezalje në shkallë të gjërë. Lajmin tek Voa nuk e hiqnin dot kështu që kërkonin me ngulm të mos vazhdohej më tej. E kësisoj sepse kontrabanda ekziston dhe sot më fuqishëm.
E trishtë mbyllja e VOA si zë i së Vërtetës në vendin tonë. Një vendim i pamatë i administratës Trump që do të ndikojnë në rritjen e antiamerikanizmit.

©️ Lavdrim Lita

Latest articles

Related articles