Hernia diskale tek të rinjtë/ Mjekët: 20 për qind e rasteve duan ndërhyrje kirurgjikale

spot_img

Një dhimbje këmbe, mesi apo qafe. Shenjat e një hernie diskale po shqetësojnë dhe të rinjtë. Mjekët thonë se çdo person gjatë jetës së tij do të kalojë episode të tilla, por shqetësuese është kur dhimbja shoqërohet me pamundësinë për të lëvizur.

“70- 80 % për 2 -3 muaj iu largohet dhimbja. Është urgjencë kur ke një paralizë. Nëqoftëse dhimbja shoqërohet me këmbën që nuk e lëviz dot ose me paralizë të urinimit, nuk arrinë të kontrollosh urinimin. Këto janë shenja që duhet të vish brenda 12 orësh në spital për tu operuar sepse shtypja që po bën hernia është aq e madhe sa dëmi rrezikon të mbetet I përjetshëm nëse nuk hiqet brenda këtyre 12 – 24 apo 48 orëve.”

Ndërhyrje të tilla shefi i neurokirurgjisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë Artur Xhumari tregon se ka kryer dhe tek persona pa mbushur 20 vjeç.“Unë kam operuar fëmijë që ishin në shkollë që nuk e di pse tentoi të ngrinte diçka të rëndë, dëmtoi kurrizin dhe bëri hernie, sigurisht është dhe gjenetika në mes ka pas ligamentet disqet dhe delicate, por dhe puna e rëndë që ka tentuar të bëjë me muskuj jo të fortë që ka sjell hernie diskale.

Ne kur lindim nuk kemi hernie, por gjatë gjithë jetës kolona jonë vihet në punë dhe pasojë e punës që bën janë herniet e vogla. Është e pamundur që të bësh një skaner qoftë 20 vjeçari apo 30 vjeçari të mos gjesh shenja ose të hernies ose pararendëse të hernies.”

Më e zakontë është hernia lumbare ose në mes dhe ajo cervikale ose në qafë ndërsa më të rralla janë herniet torakale në kurriz pas mushkërive. Neurokirurgu apelon për të dëgjuar sinjalet që jep trupi.

“20- 30% ka nevojë për tu operuar. Mos bëj gjëra që të dëmtojnë kurrizin. Mban mend që ngrije pesha duke përkulur kurrizin mos e bëj më, ulu me këmbë. Mban mend që ngrite atë 20 kg dhe të zuri dhimbja e mesit, mos e bëj më ngre 10 kg. Duhet që ne të dëgjojmë veten, jo më zuri dhimbja e mesit ska gjë se do kalojë. Hernia është pasojë e përdorimit të kurrizit. Kolona prej vertebrave dhe disqeve. Nëqoftë se disku tejpërdoret do bëjë hernien diskale. Tejpërdorimi është kur muskujt i ke të dobët dhe gjithë punën që kërkon të bësh e bën duke ja kaluar diskut rëndesën, forcën.”

Ndërgjegjësimi për të kërkuar ndihmë në shqetësime të tilla sipas mjekëve është rritur megjithkëtë numri I ndërhyrjeve kirurgjikale mbetet thuajse në të njejtat shifra.

Latest articles

Related articles